Arsenali e ka primare transferimin e turkut Soyuncu

18 Nëntor 2019

Caglar Soyuncu është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar momentalisht në elitën e futbollit anglez.

Qendërmbrojtësi turk ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira me ish-kampionin Leicester City.

23-vjeçari falë formës së lartë që ka treguar është bërë objektiv i skuadrave të mëdha angleze, por edhe më gjerë.

Kampioni në fuqi Manchester City interesohet për të, por edhe skuadrat londineze Arsenal e Tottenham Hotspur.

Çağlar Söyüncü. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Mirror shkruan se Topçinjtë kanë primare afrimin e turkut Caglar Soyuncu në afatin kalimtar të janarit.

Topçinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për ta afruar qendërmbrojtësin në Emirates. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan