Arsenali fillon bisedimet me Raiolën, duan transferimin e Justin Kluivert

22 Maj 2020

Justin Kluivert mund të largohet nga Roma pas dy viteve qëndrim në kryeqytetin italian.

Sulmuesi holandez ka pasur një aventurë interesante te Roma, me ulje dhe ngritje të formës, por kryesisht mund të vlerësohet si pozitive.

Ky vit duket më i mirë për holandezin e talentuar i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime.

Por e ardhmja e tij duket larg Romës, më saktësisht në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Arsenali është skuadra më e interesuar për lojtarin, pasi Topçinjtë kanë filluar bisedimet me agjentin e tij Mino Raiola.

Justin Kluivert. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Menaxheri italo-holandez është i interesuar ta dërgojë klientin e tij në Ligën Premier, pasi sipas Raiolas ky kampionat është i duhuri për Kluivertin.

Roma që është në krizë financiare pret ta shes lojtarin, por dëshiron që kjo gjë të ndodh për shumën e 30 milionë eurove.

Palët duket se janë pranë marrëveshjes dhe Kluivert do të luaj nga edicioni i ardhshëm në Angli, por Arsenali duhet të shpejtojë pasi për holandezin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat tjera si Everton, Tottenham Hotspur dhe West Ham United. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com