Arsenali fiton edhe në Mestalla, Xhaka e Mustafi kalojnë në finale të Ligës së Evropës

09 Maj 2019

Arsenali ka arritur të kalojë në finale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar Valencian me rezultat të përgjithshëm 7-3.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Mestalla’, solli emocione dhe shumë gola, për tu mbyllur në fund 4-3 në të mirë të anglezëve.

Ndeshja nisi shumë mirë për Valencian, që shënuan në minutën e 11-të me Kevin Gameiron.

Kevin Gameiro . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Por nuk vonoi shumë dhe Arsenali barazoi në minutën e 17-të.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi pas asistimit të Alexandre Lacazette (1-1).

Pierre-Emerick Aubameyang . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Pjesa e parë nuk solli më gola.

Pjesa e dytë nisi me gola, pasi në minutën e 50-të asistimin e Lucas Torreira e ktheu në gol Alexandre Lacazette për 2-1.

Në minutën e 58-të, Kevin Gameiro barazoi shifrat në 2-2.

Por nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 69-të, Aubameyang e gjeti golin e dytë personal (3-2).

Pmaje nga ndeshja . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Aubameyang nuk e ndali paraqitjen e tij të madhe dhe e kompletoi het-trikun në minutën e 88-të.

Arsenali kalon në finale të Ligës së Evropës./Telegrafi/

www.telegrafi.com