Arsenali ”i lehtë” përsëri nuk e llogarit Vorsklan (VIDEO)

Arsenal shkatërroi 4-2 Vorskla Poltavan në ndeshjen e parë të Europa League për këtë sezon, falë dy golave të Pierre-Emerick Aubameyang dhe nga një gol të realizuar nga Danny Wellbeck dhe Mesut Ozil.

Në “Emirates” u pa në fushë vetëm skuadra e shtëpisë, edhe pse trajneri Unai Emery kishte lënë jashtë skuadre emra të rëndësishëm, me Ramseyn, Xhakën e Mustafin në tribunë dhe Mesut Ozil në stol, për të luajtur vetëm në pjesën e dytë, kur edhe realizoi.

Pavarësisht dominimit, “Topçinjve” iu deshën 30 minuta për të kaluar në epërsi. Alex Iwobi bëri altruistin edhe pse ishte në pozicion të mirë për të shënuar dhe pasoi tek Aubameyang, që nuk gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Menjëherë më pas të zotët e shtëpisë morën gjithë situatën nën kontroll, duke krijuar edhe dy raste të tjera për shënim me Torreiran dhe Aubameyang. Ndërsa Mikhtaryan humbi ndoshta rastin më të pastër të mbrëmjes kur gjuajtja e tij u prit në mënyrë të shkëlqyer nga portieri mik Bogdan Shust.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar, sapo nisi e dyta, Arsenali dyfishoi avantazhin me anë të Wellbeck. Anglezi përfitoi nga një pasim i saktë nga distanca i Mikhtaryan dhe nuk e pati problem të dërgonte topin në rrjetë.

Aubameyang u bë sërish protagonist në minutat pasuese, fillimisht duke goditur topin ngjitur me traversën e më pas duke realizuar golin e tretë për skuadrën e Emery, përsëri falë një pasimi të shkëlqyer të Mikhtaryan.

Golin e katërt për Arsenalin e shënoi Mesut Ozil në të 74’, i nxjerrë praktikisht me portën e boshatisur nga Stephan Lichtsteiner, ndërsa ukrainasit shënuan golin e parë tri minuta më pas me anë të Volodymyr Chesnakov e në minutën e katërt shtesë realizuan edhe golin e dytë me anë Sharpar pas një zbritje të bukur./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan