Arsenali i shkakton probleme skuadrës së ish-yllit të tij

30 Maj 2019

Lyoni po feston humbjen e Arsenalit kundër Chelseat në finalen e Ligës së Evropës dhe në anën tjetër të kontinentit evropian, një klub tjetër ia pa sherrin humbjes së Gunners – Sparta e Pragës.

Tomas Rosicky nga viti 2006 deri në vitin 2016 luajti për Arsenalin. Tifozët e klubit londinez, çekun e cilësonin si Mozzartin e futbollit, por në vitet e fundit më shumë ishte i lënduar se sa që luante në fushat e blerta.

Megjithëse ka pasur probleme të tilla ka luajtur 248 ndeshje për Arsenalin, ku ka shënuar 29 gola dhe ka pasur më shumë se 22 asistime.

Tomas Rosicky (Foto by Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Por, tani ish-reprezentuesi i Çekisë, si drejtues i Sparta Pragës, nuk i ka pëlqyer humbja e Arsenalit në finale të garës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.

E gjithë kjo pasi që në rast të kundërt, Sparta do të shkonte në Ligën e Evropës pa pasur nevojë të luante ndeshjet kualifikuese.

Humbja e Gunners e përkeqësoi rrënjësisht situatën të çekëve dhe tani rruga evropiane fillon nga kualifikueset, përkatësisht nga faza e tretë.

Lexo po ashtu: Drogba, Mkhitaryan, tifozi i veçantë, finalja multinacionale dhe atmosfera e tmerrshme – gjërat që mund t'ju kenë ikur nga finalja e Ligës së Evropës

Theksojmë se dështimi i Topçinjve do të thotë kualifikim i drejtpërdrejt për skuadrën franceze, Lyonin, i cili përfundoi në vendin  e tretë në sezonin e kaluar  në Ligue 1.

Ndryshe, Sparta ka përfunduar në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare të Çekisë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan