Arsenali i Xhakës dhe Mustafit synon kalimin e Valencias dhe kualifikimin në finale të Ligës së Evropës, formacionet e mundshme

09 Maj 2019

Arsenali dhe Valencia do të ndeshen mes veti në ndeshjen kthyese të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Topçinjtë janë mysafirë të Los Che në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, takim i cili zhvillohet në Mestalla nga ora 21:00.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Emirates ka përfunduar me fitoren e londinezëve me rezultat 3-1 dhe gjithçka ka mbetur e hapur për këtë ndeshje.

Lexo po ashtu: Emery: Do të jetë vështirë në ndeshjen e kthimit ndaj Valencias, gjasat janë ende 50-50

Ekipi që drejtohet nga Unai Emery synon rezultat pozitiv për të siguruar finalen e madhe të Ligës së Evropës, ndërsa edhe një barazim dhe një humbje minimale dot a kalonte tutje.

One game away from Baku.

One game away from the @EuropaLeague final.

Together, we can take the final step.#WeAreTheArsenal ? #UEL pic.twitter.com/xTALdqkyFp

— Arsenal FC (@Arsenal) May 8, 2019

Në anën tjetër, ekipi i Marcelino Toral do të hyjë i gjithi në sulm për të tentuar rikthimin e madhe dhe sigurimin e finales së Ligës së Evropës.

Te Topçinjtë nga minuta e parë pritet të luajnë dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Semi-final settings ?

? #UEL pic.twitter.com/HXvbKmimbD

— Arsenal FC (@Arsenal) May 8, 2019

Valencia (4-4-2): Neto; Piccini, Gabriel, Garay, Gaya; Soler, Parejo, Wass, Guedes; Mina, Rodrigo.

Arsenal (3-4-2-1): Cech; Mustafi, Sokratis, Koscielny; Maitland-Niles, Guendouzi, Xhaka, Kolasinac; Iwobi, Aubameyang; Lacazette.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com