Arsenali interesohet për Nabil Fekir

05 Shtator 2020

Nabil Fekir mund të largohet nga Real Betis pas vetëm një viti qëndrim aty.

Mesfushori francez befasoi tĂ« gjithĂ« kur vendosi t’i bashkohej kĂ«saj skuadre spanjolle, pasi pĂ«r tĂ« interesoheshin edhe skuadra mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Fekir tani është futur në listën e dëshirave të Arsenalit, me londinezët që synojnë të ndërtojnë një ekip konkurrues.

Topçinjtë deri më tani kanë transferuar brazilianët Willian, Pedro Mari dhe Gabriel, ndërsa kanë vazhduar huazimin e Dani Ceballos.

Nabil Fekir. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Klubit i është bashkuar edhe William Saliba nga St Etienne, ndërsa drejtuesit po punojnë për transferimin e Fekir.

Trajneri Mikel Arteta e pëlqen shumë francezin dhe ka kërkuar transferimin e tij.

Fekir shihet si zëvendësuesi adekuat i Mesut Ozil i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere.

27-vjeçari këtë edicion ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira, ku në 32 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ke asistuar në shtatë të tjerë.

Betis për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkon rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com