Arsenali ka gjetur trajnerin ideal! Bashkë me të vjen Messi

Luis Enrique është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Arsenal, pas dorëheqjes së Arsene Wenger. Trajneri francez, mëngjesin e djeshëm deklaroi se do të largohet në fund të sezonit nga “Emirates Stadrium”, pas 22 vitesh përkushtim ndaj “Topçinjve”.

Ikona e Barcelonës është në dispozicion për të marrë përsipër të udhëheqë gjigantët e Premier League. Sipas “Daily Mail”, vetëm ndonjë detaj i papritur në negociata, të cilat janë shumë të avancuara mund të parandalojnë emërimin e 47-vjeçaarit në krye të “Topçinjve”. Njëri nga përfaqësuesit e klubit anglez, Raul Sanllehi ka darkuar me ish-trajnerin katalanas në Londër, ku mendohet të kenë diskutuar edhe për marrëveshjen në fjalë.  Drejtuesit e Arsenal mendojnë që ardhja e Enriques në “Emirates” do të jetë produktive duke marrë shembullin e Pep Guardioles tek Manchester City. Ish-tekniku  Barçës dhe Bayernit, ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e “Qytetarëve”, ku arriti të ngrejë edhe titullin kampion.

Nëse arrihet akordi, atëherë trajneri spanjoll do të tentojë që të afrojë në skuadër, yllin argjentinas, Lionel Messi. Nëse ky i fundit pranon që të nisë një aventurë të re në Premier League. Siç shkruan shtypi britanike, Enrique pritet të sjellë një frymë spanjolle te Arsenal.

Sezonin e kaluar, 47-vjeçari i dha fund aventurës me blaugranët, me të cilët ka fituar nëntë trofe, duke përfshirë: dy tituj të La Ligës dhe një Champions League. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan