Arsenali ka marrëveshje me Suarezin, por nuk ka para për transferimin e tij

10 Janar 2019

Arsenali ka rënë dakord mbi kushtet personale me Denis Suarez, por po përpiqet të largojë çmimin e kërkuar prej 10 milionë funtesh nga Barcelona.

Topçinjtë kanë një buxhet të limituar këtë muaj pas shpenzimeve në tri afatet e mëparshme të transferimeve.

Kështu, klubi londinez nuk pritet të bëjë shpenzime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu: Arsenali dhe Chelsea në negociata me Suarezin

Gazeta Marca beson se klubi nga Londra Veriore nuk kanë para praktikisht, pasi ata nuk janë në gjendje të paguajnë 10 milionë funte apo 11 milionë euro për 25-vjeçarin.

Menaxheri Unai Emery dëshiron të shtojë një tjetër anësor në skuadrën e tij dhe ka vënë në dukje Suarez si një opsion të përshtatshëm.

E gjithë kjo pasi trajneri spanjoll ka punuar me të për një sezon tek Sevilla.

Lexo po ashtu: Barcelona ia ofron Arsenalit mesfushorin Suarez

Barcelona i ka premtuar Suarezit se ai mund të largohet këtë muaj, por ata do të vazhdojnë të mbajnë një pagesë.

Në anën tjetër, Arsenali është i interesuar në një marrëveshje huazimi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com