Arsenali me ofertë në drejtim të Drotmundit për Julian Weigl

29 Qershor 2019

Julian Weigl mund të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori gjerman me ardhjen e trajnerit Lucian Favre nuk është preferuar shumë.

Në pjesën e fundit të kampionatit, Weigl është aktivizuar në pozitën e qendërmbrojtësit vetëm falë mungesave të shumta.

PSG dhe Roma ishin dy skuadrat e interesuar për gjermanin, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Arsenali.

Julian Weigl. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, Arsenali ka gati 30 milionë për transferimin e gjermanit.

23-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Dortmundi për të provuar një aventurë të re larg Gjermanisë.

Gjithsesi kampionët e Francës, Paris Saint Germain vazhdojnë interesimin për të, pasi Weigl pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Thomas Tuchel. /Telegrafi/

www.telegrafi.com