Arsenali pranon ofertën e klubit francez për Koscielnyn

06 Gusht 2019

Mesfushori i Francës, Laurent Koscielny është larguar nga Arsenali dhe do të vazhdojë karrierën në Bordeaux.

Francezi kishte veshur për nëntë vjet fanellën e klubit londinez dhe francezët thuhet se paguan pesë milionë euro për mbrojtësin me përvojë.

Gjatë karrierës së tij, lojtari ka luajtur për Guingampin, Toursin dhe Lorientin gjersa ka pasur 51 paraqitje për kombëtaren e Francës.

Arsenal and Bordeaux have agreed a €5m deal for the transfer of Laurent Koscielny

— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 6, 2019

Ai vetëm sezonin e kaluar ka luajtur 29 ndeshje, në saje të lëndimeve të njëpasnjëshme që kanë bërë të ketë më pak minuta se sa kishte planifikuar.

Lojtari 33-vjeçar është pjesë e klubit anglez që nga viti 2010 dhe ka luajtur 353 ndeshje për ekipin duke shënuar 27 gola.

Ndryshe, Arsenali ishte i detyruar të shes mbrojtësin e qendrës pasi që kishte refuzuar të udhëtonte për përgatitjet me klubin në SHBA. /Telegrafi/

www.telegrafi.com