Arsenali sfidon rivalët për yllin e ri të Italisë

18 Tetor 2018

Arsenali i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e Cagliari-t, Nicolò Barella, pas performancave mjaft të mira të italianit. “Topçinjtë” nuk tremben nga shuma prej 50 milionë eurosh, që kërkon klubi italian. 21-vjeçari bëri debutimin e tij të lartë me Italinë javën e kaluar dhe bëri përshtypje si në barazim 1-1 me Ukrainën ashtu edhe në fitoren 1-0 në Ligën e Kombeve në Poloni. Në Itali klubet e mëdha si: Milani, Interi, Juventusi, Roma dhe Napoli kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e tij, ndërkohë nga Premier League deri tani Liverpool dhe Chelsea kanë qenë më të interesuar.

Gjithsesi Arsenalin nuk e tremb konkurrenca dhe për më tepër është gati të përmbushë çmimin e fiksuar nga Cagliari prej 50 milionë eurosh, ndryshe nga klubet e lartëpërmendura. Drejtuesit e klubit londinez e shohin italianin si trashëgimtarin ideal të Aaron Ramsey, i cili pritet të largohet nga Londra, pasi i përfundon kontrata. Uellsiani mund të transferohet në Serie A me Milanin dhe Juventusin në ‘pole position’, për të siguruar shërbimet e tij. Barella ka thënë më parë se ai do të preferonte një transferim në Premier League, pasi ky kampionat i përshtatet më shumë. Me afrimin e Emery, Arsenali ka ndryshuar strategji dhe drejtuesit po plotësojnë çdo kërkesë të spanjollit për të arritur objektivat e vendosura. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan