Arsenali shumë afër transferimit të Smallingut

25 Mars 2020

Arsenali thuhet se po tenton të transferojë Chris Smallingun nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar veror.

Mbrojtësi anglez është aktualisht në huazim te Roma nga Djajtë e Kuq deri në fund të këtij edicioni.

Edhe pse Giallorossët kanë të drejtën për të blerë kartonin e tij, The Gunners po tentojnë të bindin Manchester Unitedin në shitjen e lojtarit tek ta.

Foto: AS Roma/Twitter

30-vjeçari po kalon nëpër një formë të lartë te Roma, derisa ka zgjuar interesimin edhe të klubeve tjera evropiane.

Skuadra italiane ka bërë të ditur se dëshiron të blejë kartonin e lojtarit, mirëpo po kërkon nga Unitedi që të ulë çmimin.

Lexo po ashtu: Milani në verë synon transferimin e dy yjeve të Romës

Manchester United po kërkon 30 milionë euro nga shitja e Smallingut, derisa Roma nuk ofronë më shumë se 15 milionë.

Nga kjo dilemë, Arsenali shpreson që të përfitojnë në transferimin e tij, gjersa edhe Milani po tenton t’i marrë shërbimet e mbrojtësit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan