Arsenali të vendosur ta mbajnë Aubameyangun, i ofrojnë pagë të çmendur kapitenit për vazhdimin e kontratës

03 Gusht 2020

Pierre-Emerick Aubameyang është shumë afër të ndryshojë mendje dhe të vazhdoj kontratën me Arsenalin.

Sulmuesi afrikan kishte vendosur të largohet nga Londra pas dy viteve qëndrim tek Topçinjtë.

31-vjeçari ka kontratë me Arsenalin edhe për një vit, por Topçinjtë po këmbëngulin për qëndrimin e tij.

Reprezentuesi i Gabonit ka ndryshuar mendje pas triumfit në Kupën FA dhe tani ka filluar bisedimet për zgjatjen e kontratës me klubin.

Londinezët janë të vendosur për të vazhduar me kapitenin e tyre dhe i kanë ofruar një pagë të ‘çmendur’ atij.

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Aubameyang aktualisht fiton 180 mijë në javë, por me kontratën e tij të re sipas Mirror ai do të fitojë 250 mijë funte në javë, apo një pagë vjetore prej 12 milionë funteve.

Në rast se Auba pranon të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2024 me Arsenalin, atëherë do të bëhej ndër lojtarët më të paguar në Ligën Premier.

Interesim për lojtarin ka pasur nga shumë skuadra të mëdha, përfshirë Interin, Juventusin, Barcelonën e Paris Saint Germain.

Kapiteni i londinezëve ka pasur një edicion fantastik ku në 44 ndeshje zyrtare ka shënuar 29 gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com