Arsene Wenger është akoma i penduar që nuk e transferoi Messin te Arsenali

09 Shtator 2019

Arsene Wenger ka treguar se sa afër ishte Arsenali që ta transferonte Lionel Messin nga Barcelona në vitin 2003.

Topçinjtë e kishin transferuar Cesc Fabregasin në të njëjtin vit nga katalunasit, ndërsa strategu francez është penduar që nuk arriti marrëveshje edhe për superyllin argjentinas.

“Duhet të jetosh me pendime në jetë. Kam vetëm një biznes të paarritur në jetë dhe është shumë i madh”.

Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ishim në bisedime (me Messin) kur e blemë Fabregasin, sepse Messi luante (me të). Mund ta kuptosh ndonjëherë çfarë talentësh fantastik ke kur je një klub si Barcelona”.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

“Në të njëjtën skuadër, Messi, (Gerard) Pique dhe Fabregas. Pique dhe Fabregas erdhën në Angli, Messi qëndroi në Spanjë”.

“Ishim të interesuar për të, por ishte i paprekshëm asokohe”, ka deklaruar Wenger për beIN Sports. /Telegrafi/

www.telegrafi.com