Arsyeja se përse Leao nuk po luan te Milani

17 Shtator 2019

Rafael Leao nuk po luan rregullisht te Milani, derisa tifozët e Rossonerëve kanë pyetur se përse po ndodhë kjo gjë.

Portugezi u transferua në San Siro në këtë afat kalimtar për 35 milionë euro nga Lille, mirëpo nuk po luan.

Që kur arriti te Milani, Leao ka luajtur vetëm një herë dhe ajo paraqitje erdhi nga banka rezervë ndaj Udineses.

Lexo po ashtu: Transferimi i ri i Milanit, Rafael Leao: Ronaldo është idhulli im

Gazzetta dello Sport ka mësuar arsyet se përse talenti portugez nuk po luanë më te skuadra italiane.

Sipas mediumit italian, Marco Giampaolo nuk po e përfshinë në skemat e tij, pasi mendon se lojtari duhet të punojmë më shumë në pjesë taktike dhe në kondicion. /Telegrafi/

www.telegrafi.com