Arsyet përse Unitedi nuk arrin ta shesë Rojon

09 Korrik 2019

Marcos Rojo mund të qëndrojë edhe në sezonin e ri në Old Trafford, pasi Manchester Unitedi po has në vështirësi që ta shesë atë në këtë verë.

Ole Gunnar Solskjaer ka larguar tashmë disa lojtarë nga Djajtë e Kuq, mirëpo nuk po mund ta bëjë të njëjtën gjë me mbrojtësin argjentinas.

Paga, shuma e përgjysmuar e transferimit dhe dëshira për mos t’u larguar nga skuadra, janë tri arsyet se përse Manchester Unitedi nuk po mund ta largoje 29-vjeçarin.

Marcos Rojo (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Record, Djajtë e Kuq janë duke  kërkuar 29 milionë euro nga shitja e Rojo, derisa pesë vite më parë kishin paguar 20 milionë euro nga transferimi i tij prej Sporting Lisbones.

Lexo po ashtu: Rojo po qëndron te Manchester Unitedi

Rrethana të tjera po ndikojnë po ashtu që asnjë skuadër mos ta kërkojë transferimin e tij, pasi në sezonin e kaluar ka luajtur vetëm 14 ndeshje.

Por, pas këtyre gjërave, janë edhe lëndimet e shpeshta që ka pësuar mbrojtësi argjentinas në edicionin 2019/2020, e që është e qartë se Solskjaer nuk e do atë në planet e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com