Artetas i duhen katër transferime për ta krijuar 'formacionin e ëndrrave' te Arsenali

12 Shkurt 2020

Mikel Arteta pritet që t’i bëjë disa transferime në afati kalimtar të kësaj vere te Arsenali.

The Gunners po rrezikojnë që mos të futen as në Ligën e Evropës për sezonin e ri, pasi aktualisht renditen në vendin e dhjetë me 31 pikë.

Topçinjtë mund të kenë një fytyrë tjetër në edicionin e ri, shkaku që disa lojtarë si, Pierrie-Emerick Aubameyang dhe Alexander Lacazette e duan largimin.

Kështu, Arteta po planifikon që t’i bëjë deri në katër transferime, e që SunSport ka raportuar për shënjestrat e tyre.

Lexo po ashtu: Martinelli me rrëfim unik për të kaluarën e tij: Isha në La Masia, por Barcelona nuk më deshi – Ansu Fati më ndihmoi shumë

Dayout Upamecano Rasenball Sport Leipzig, Pape Gueye i Le Havre, James Madison i Leicesterit, Odsonne Edouard i Celticut dhe Jack Grealish i Aston Villës, mund të transferohen nga skuadra londineze.

Mesut Ozil është po ashtu në listën e largimeve, derisa në dilemë është e ardhmja e Shkodran Mustafit. /Telegrafi/

Foto: The Sun

www.telegrafi.com