Arthur është gati të dëgjojë ofertën e Juventusit

22 Maj 2020

Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, mund të jetë i gatshëm të shkëmbejë vendet me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Braziliani ka qenë i lidhur me një marrëveshje shkëmbimi ku përfshihet ai dhe boshnjaku Pjanic, por vazhdimisht ka pohuar se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou.

Por, raportet në mediat italiane dhe spanjolle nuk do të largohen dhe tani thuhet se ka ndryshuar situata e parë, kur Arthur refuzonte kategorikisht Juventusin.

Lexo po ashtu: Pjanic, Juventusi dhe Barcelona presin vendimin e Arthurit për finalizimin e shkëmbimit

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, 23-vjeçari brazilian tani është i hapur për një transferim në Allianz Stadium.

Një hap i vogël përpara për negociatat e propozuara, pasi të dy klubet do të duhet të bien dakord për një marrëveshje shkëmbimi për t’u kujdesur për buxhetet e tyre pas krizës financiare të shkaktuar nga pandemia aktuale.

Lexo po ashtu: Përgënjeshtrohet marrëveshja për Semedon, Juve e lëshon Pjanicin vetëm për Arthurin

Ylli i katalunasve është paraqitur 16 herë në La Liga këtë sezon, duke kontribuar me tri gola dhe tri asistime deri në pezullimin e futbollit.

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri duket se është i gatshëm të sakrifikojë Pjanicin, por Juventusi raportohet se nuk do ta lërë ish-lojtarin e Romës të transferohet në Barcelona nëse Arthur është pjesë e shkëmbimit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com