Arthur Melo i përgjigjet Juventusit për kalimin në Torino

27 Maj 2020

Mediat të ndryshme raportojnë se Arthur Meli ka informuar tashmë Juventusin se ai nuk do të largohet nga Barcelona në këtë verë, duke bllokuar kështu kalimin e Miralem Pjanicit.

Dy klubet besohet se kishin arritur një marrëveshje për shkëmbim të dy lojtarëve, derisa mesfushori boshnjak është i gatshëm të kalojë në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Mundo Deportivo, Calciomercato.it, braziliani ka folur personalisht me drejtorin e Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici.

Përgjigja ishte që ai nuk do të largohet nga Blaugranasit, pa marrë parasysh se çfarë oferte i bëhet atij.

Pjanic në anën tjetër është duke u kërkuar edhe nga dy klubet e tjera si, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, gjersa kampioni i Serie A mund të kërkojë Leandro Paredes, respektivisht Paul Pogban.

Arthur me gjasë do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, e që Fabio Paratici duhet të tentojë tani në dy opsionet e tjera. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan