As në fushë, as në stërvitje: Messi dhe Griezmann nuk mund ta shohin njëri-tjetrin me sy

09 Nëntor 2019

Mediat në Spanjë po raportojnë se Lionel Messi dhe Antoine Griezmann nuk mund ta shohin njëri-tjetrin me sy dhe nuk flasin në stërvitje.

Sulmuesi francez u transferua në këtë verë që shkoi nga Atletico Madridi te Blaugranasit, por ka dështuar të krijojë një lidhshmëri me argjentinasin.

Raportet e acaruar mes dyshes së kampionit të La Liga-së u panë edhe në ndeshjen ndaj Slavia Pragës në këtë javë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

?¡INFORMACIÓN de @10JoseAlvarez!? "MESSI y GRIEZMANN NO HABLAN en los entrenamientos". #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/thLiJDV9DW

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) November 8, 2019

Tifozët e Barcelonës mendojnë se pesë herë fituesi i Topit të Artë më nuk i beson Griezmannit dhe për këtë nuk pason te ai në ndeshje.

Lexo po ashtu: Messi dhe Griezmann nuk e 'duan' njëri-tjetrin, këtë e dëshmojnë edhe statistika dhe ndeshja e fundit

El Chiringuito raporton tani se 32-vjeçari dhe francezi nuk po flasin me njëri-tjetrin në stërvitje, derisa kanë pasur një përplasje verbale.

Griezmann ka bërë të ditur më parë se Messi nuk është një tip që flet shumë, kështu është edhe ai, andaj nuk po gjejnë një komunikim të mirë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan