Asambleja e FSHF, Duka: Të luftojmë dhunën e trukimin në futboll

15 Prill 2019

TIRANE

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbledhur sot Asamblenë e Përgjithshme në të cilën pritet të miratohen ndryshimet në statut. Në fjalën e tij  kreu i FSHF, Armand Duka vuri theksin në lufën ndaj dhunës e trukimeve në futboll.

“Jam i lumtur që jam sërish këtu mes jush në këtë Asamble. Puna e FSHF ka qenë e mirë. Gjendja financiare është solide dhe e sigurtë. Janë rritur të ardhurat dhe ulur kostot. Arena Kombëtare është një tjetër arritje e FSHF. Fatkeqësisht kemi pasur dhe probleme si dhuna në futboll apo dhe ecuria jo e mirë e Kombetares në Ligën e Kombeve. Por na presin sfida të reja. Futbolli po ecën me hapa të mëdhenj, ne duhet të rrisim cilësinë e produktit tonë.

Kjo vjen vetëm nëse antarët e FSHF-së e mbeshesin atë dhe lënë pas intetesat e ngushta. Licensimi duhet riparë, kërkon mbështetjen e të gjithë klubeve. Sistemi i licensimit do të realizojë projektet tona të infrastrukturës. Mbyllja e njërit sy apo të dy syve sic kemi bërë në të shkuarën nuk do ndodhë. Licensimet do jenë konform rregullores. Eliminimi i fenomeneve negative si dhuna që dëmton rëndë produktin nuk do tolerohet.

Fiksimi i rezultateve të ndeshjeve nuk duhet të ekzistojë. Fatkeqësisht ky fenomen ekziston. Përpjekjet tona nuk kanë gjetur mbështetjen e institucioneve përgjegjëse. Këkojmë bashkëpnumin e Prokurorise për t’i thënë stop trukimit qëshkatërron ndjenjat e tifozëve të vertete- tha Duka ndër të tjera në fjalën e tij.

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com