Asambleja e Përgjithshme/ Përjashtimi i FSHF-ës nga KOKSH, Duka: Një turp që fshihet pas rrathëve olimpik

14 Qershor 2021

Federata Shqiptare e Futbollit zhvillon online Asamblenë e Përgjithshme, ku u bënë bilancet e një sezoni më parë dhe u paraqitën përpara anëtarëve projektet kryesore dhe planin e tyre për të ardhmen. Gjatë fjalës së tij presidenti Armand Duka nuk harrojë as të thumbojë KOKSH për përjashtimin që iu bë FSHF duke e cilësuar këtë vendim si të turpshëm:

“Veç bashkëpunimit me të gjithë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Na janë përgjigjur me prepotencë duke na përjashtuar me një akt të turpshëm nga kjo organizatë. Dhimbjet janë të mëdha dhe pasojat më të rënda, kur mendon se që në start gjithçka është ndërtuar keq. KOKSH për fat të keq mbetet një turp për levizjet sportive në Shqipëri. Do këmbëngulim që gjithçka të ndërtohet me normë Olimpike, duke zhdukur këtë farsë që fshihet pas rrathëve Olimpikë. Shtëpia e futbollit është e hapur dhe mund të flasim me të gjithë”.

10:50 – Kreu i FSHF, Armand Duka tha në fjalën e tij vijoi: “Do finalizojmë fushën stërvitore në Bulqizë, do bëjmë aneksin në Kukës dhe dy fusha stërvitore në Durrës. Kemi përgëzuar klubin e Egnatias dhe do e mbështesim në ndërtimin e stadiumit. Më vjen mirë që këto incentive ndikojnë për mirë në futboll. Kemi bërë investime edhe në Fier.

Në maj të 2022, Shqipëria pret për herë të parë finalen e Conference League. Është fryt I vizionit dhe lidershipit të FSHF-së, një bashkëpunim I shkëlqyer me UEFA-n. Për të vijuar me organizimin ekseklent, kemi bërë ndryshime në fushë me ndriçim dhe ventilimin më të fundit. Çdo gjë atë mbrëmje do jetë historike. UEFA I ka besuar edhe disa ndeshje kualifikuese për Champions League për sezonin që vjen”.

10:40 – Kreu i FSHF, Armand Duka tha në fjalën e tij: “Të nderuar anëtarë, sot ne zhvillojmë këtë Asamble të tretë në më pak se një vit. Në kushte të pazakonta që po kthehemi në të zakonshme të ndikuar nga Covid. Kohët janë unike, por çdo ditë që kalon po kthehemi në normalitet si mbarë bota që shënoi një hapje magjike me kumbimin e tifozëve, ngazëllim dhe shpresë.

Momenti që Eriksen pësoi dhe miliona lutje, treguan se futbolli është një lojë që shtyhet nga emocioni. I përcolla familjes së tij dhe futbollistëve danezë mbështetjen tonë. Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe kemi qëndrua bashkë si një familje, duke treguar se jemi një familje e madhe që na bën më të fortë.

Kemi triumfuar dhe do vijojmë, kemi gjetur forcë të ringrihemi dhe do vijojmë. Kemi gjetur pagat e solidaritetit dhe jo vetëm. Askush nuk është vetëm në familjen tonë. Kemi përfunduar me sukses çdo aktivitet duke mos dashur të pranojmë mbylljen.

Dua të ndaj me ju zhvillimet kyçe, në fokus futbollin e femrave dhe të fëmijëve. Duam që për femrat të bëjmë një kampionat kombëtar me 15 përqind të buxhetit. Nga sezoni I ardhshëm, kriter licensimi për klubet e Superligës do jetë edhe detyrim një ekip femrash. Brenda dy vitesh synojmë të kemi 100 ekipe në shkollat 9 vjeçare”.

10:25 – Karl Erling Nilsson, zëvendës presidenti i UEFA dhe Gianni Infantino, kreu i FIFA kanë përshëndetur dhe nxitur zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

10:18 – Agim Ademi, kreu i Federatës Kosovare të Futbollit: “Përshëndetje të gjithëve. Kam kënaqësinë që të jem me ju dhe pse jam president i FFK-së, jam i nderuar që si komb kemi zotin Duka anëtar të Komitetit Ekzekutiv. Eshtë historike dhe reputacioni që ka jo vetëm Duka por FSHF, këtë po e tregon edhe UEFA që ka besuar një finale të rëndësishme. Ju do ecni përpara me këtë strategji dhe politike.

Është gjë e mirë që ka shumë presidentë dhe klube janë ngritur ekonomikisht. Për ne është si një seminar, të jepni sa më shumë dashuri për sportin dhe për kombin”.

10:16 – Kreu i FSHF-së i jep fjalën Tritan Kokonës për të përkujtuar disa nga figurat e sportit që humbën jetën në periudhën midis dy Asambleve, e fundit në dhjetorin e 2020. Një minutë heshtje në nderim të tyre.

10:15 – Nisin punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan