Asani i jashtëzakonshëm, Partizani ‘shkërmoq’ Teutën

Partizani nuk di të ndalet, suksesi në derbi u ka dhënë më shumë moral të kuqve që mposhtën me lehtësi 3-0 Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndeshja foli 15 herë kampionët që nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren me një Asani në super formë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e katërta në pesë ndeshjet e fundit, që i ngjit në kuotën e 16 pikëve në vend të parë. Nga ana tjetër Teuta dështoi të shfaqë potencialin e saj duke pësuar një humbje të rëndë.

Ndeshja nisi me Partizanin në sulm, por në minutat e para mungojnë rastet e rrezikshme. Gjuajtja e parë e vërtetë u regjistua në minutën e 25’, pasi Telushi provoi pas një goditje dënimi. Mesfushori gjuan fort, por pa vështirësi për Hidin. Vendasit fitojnë sërish një goditje dënimi 4’ minuta më vonë dhe e merr përsipër Jasi Asani. Muri i krijuar nga lojtarët e Teutës çahet pas gjuajtes së kosovarit dhe sfera përfundoi në rrjetë. Asani e festoi golin me fanellën e mbrojtësit Bitri, i cili po vuan një dëmtim. Ky fraksion u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Partizanit, me Asanin që kompletoi dopietën. Hila i rrëmben topin Avdylit dhe Hebaj i ndodhur aty, pason bukur për Asanin nga e djathta, i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë për herë të dytë Hidin (42’).

Shkëmbi e nisi pjesën e dytë me 2 zëvendësime, duke aktivizuar Krujën dhe Vilën për Gashin dhe Avdylin. Në disavantazh Teuta, hidhet në kërkim të golit, por të kuqtë mbrohen mjaft mirë. Edhe pse bregdetarët e kërkojnë më tepër golin, janë vendasit ata që kanë më tepër raste për të shënuar për shkak të hapësirave që krijohen. Në të 60′ Asani provon me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por pret Hidi. Në këto minuta mungojnë rastet e rrezikshme, me trajnerin Gega që freskon mesfushën. 8’ minuta përpara fundit, Partizani shënoi edhe golin e qetësisë me anë të Mensah, i cili shfrytëzoi në maksimum asistin e shkëlqyer të Bardhit. Me këtë fitore të kuqtë kyresojnë të vetëm kampionatin. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan