Asani i shumëkërkuar, Partizani ”piketon” mbrojtësin e Skënderbeut

Partizani pret një përgjigje përfundimtare nëse do të luajë në kupat e Evropës, në mënyrë që të vendosë mbi planin e punës që do të ndiqet. Gjithsesi çështja më e rëndësishme është ajo e trajnerit dhe me shumë mundësi Klevis Dalipi do e mbyllë me të kuqtë. Emri më i lakuar është kroati Mario Tokic, i cili në ndeshjen që Partizani luajti në shtëpi ndaj Skënderbeut ishte në tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe e ndoqi takimin.

Gjithsesi pankina nuk është e vetmja çështje. Jasir Asanit i ka mjaftuar ky sezon në Superiore për të pasur oferta të shumta. Në fakt, vetë lojtari donte të lëvizte që në janar, por kjo ishte e pamundur, pasi e kishte nisur sezonin me Pobedën dhe nuk i lejohet transferimi në një ekip tjetër. Anësori 23-vjeçar u angazhua vonë me ekipin, por më pas luajti në 29 takime, duke shënuar edhe katër gola. Gjatë kësaj kohe ai është vëzhguar nga disa klube të huaja. Por mes tij dhe Partizanit ka një kontratë dhe kushdo që e do duhet të paguajë për kartonin e tij. Thuhet se klauzola për largimin shkon në 400 mijë euro.

MBROJTJA – Enea Bitri, shtatlarti i Tomorit, pritet të jetë zyrtarizimi i parë te Partizani. Ai luan si qendërmbrojtës, por drejtuesit duhet të gjejnë edhe një lojtar për linjën e majtë të prapavijës. Renaldo Kalarit i përfundon kontrata dhe deri më tani nuk ka asnjë propozim për rinovimin e kontratës. Situata me Blerim Kotobellin është ndryshe. Aktivizimi i “+1” në kontratë bën që paga e tij të rritet edhe më shumë.

Aktualisht ai përfiton 3500 euro në muaj, ndaj një rritje tjetër nuk është në plan nga Partizani dhe mbrojtësi i majtë pritet të largohet. Zgjidhja vjen nga Skënderbeu. Sipas “Panorama Sport”, përflitet se Gledi Mici është një mundësi për të kuqtë, të cilët e kërkuan mbrojtësin dhe ishin shumë pranë marrëveshjes kur u largua nga Kukësi, por ishin korçarët ata që e fituan duelin për të përfituar shërbimet e tij.  /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan