Asi nën mëngë i United, këta lojtarë mund të rikthehen

11 Shtator 2018

Klauzolat e rikthimit janë një mundësi e mrekullueshme për klubet që të mbrojnë vetveten. Ideja është kur që kur një klub e kupton se ka gabuar me largimin e një lojtari, e ka mundësinë për ta rikthyer për një çmim më të lirë se çmimi real. Shembulli më i mirë është rikthimi i Paul Pogba. Por, cilët janë lojtarët e shitur në vitet e fundit nga Manchester United, që po tregojnë një formë të mirë?

WILFRED ZAHA:

Transferimi i fundit i Sir Alex Ferguson si trajner i Manchester United, Zaha nënshkroi me klubin nga ”Old Traffordd’ në vitin 2013, para se të rikthehej te Crystal Palace në huazim. Gjërat nuk funksionuan mirë gjatë tre sezoneve, kështu që u huazua fillimisht te Cardiff dhe më vonë të Crystal. Zaha është duke shkëlqyer dhe aktualisht është lojtari më i mirë te Crystal Palace. Manchester United mund ta rikthejë në ekip, përmes klauzolës që ka vendosur në vitin 2015.

ADNAN JANUZAJ:

Kosovari që luan me kombëtaren belge, doli në skenë kur drejtimin e United e kishte Moyes. Trajneri besonte shumë te ai, duke e vendosur titullar. Por, pikërisht atëherë kur fitoi ekipin e parë, Januzaj dështoi që të vazhdonte me shfaqjen e potencialit të tij. United e shiti te Sociedad, ku luan aktualisht.  Klauzola e lojtarit është 60 milionë euro, por anglezët kanë të drejtën e riblerjes.

MEMPHIS DEPAY:

Manchester United pagoi 30 milionë paund për transferimin e Depay nga PSV në vitin 2015, por aventura e tij në ”Old Trafford” zgjati vetëm dy vite. Lojtari holandez shihej si një nga talentet e ardhshëm të futbollit botëror. Starti ishte mbresëlënës, ku mahniti tifozët anglez të bindur se kishin në ekip një yll të madh. Por shumë shpejt forma e tij do të binte, ku patjetër ka ndikuar edhe karakteri i lojtari. Ka qenë vetë Mourinho që kërkoi largimin e lojtarit, pasi nuk e shihte pjesë të skemave të tij. Manchester United edhe në këtë rast ka të drejtën e riblerjes. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.