Asnjë ditë pushim për Lopez dhe Oblak, ata i zhvilluan të gjitha ndeshjet në La Liga

14 Maj 2019

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak dhe ai i Espanyolit, Diego Lopez janë lojtarët e vetëm që kanë luajtur çdo minutë në La Liga këtë sezon.

Të dy portierët kanë zhvilluar nga 3.330 minuta secili në fushë, ndërsa Lopez pritet të luajë gjithashtu edhe në ndeshjen e fundit të ligës kundër Real Sociedadit që zhvillohet të shtunën.

Jan Oblak (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Portieri rezervë i Espanyolit, Roberto Jimenez, do ta përfundojë sezonin pa luajtur asnjë ndeshje të vetme të ligës, pasi Lopez është paraqitur në të gjitha takimet.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga La Liga

37-vjeçari ka luajtur po ashtu në të 38 ndeshjet e sezoneve 2008/2009, 2009/2010 dhe 2010/2011 kur ishte pjesë e Villarrealit.

Sezoni i tij me më së paku paraqitje ishte 2015/2016 kur ishte paraqitur vetëm në tetë ndeshje me Milanin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan