Ata eliminuan Interin dhe Benfican, kanë sulm të frikshëm dhe tifozët më të çmendur në Gjermani – Pse Frankfurti mund të bëjë befasinë deri në fund

20 Prill 2019

Harrojeni pak Ajaxin. Për shkëlqimin e tyre në fushë, skuadra më romantike në futbollin evropian nuk është ajo e Erik ten Hag.

Ekipi më romantik në futbollin evropian është Eintracht Frankfurt.

Frankfurti mundi Benfican 2-0 të enjten në mbrëmje, duke përmbysur një deficit prej dy golave ​​nga ndeshja e parë dhe për ta caktuar një takim në gjysmëfinale me Chelsea pas dy jave.

Mund të jenë jo-favorit ndaj djemve të Maurizio Sarrit, por Blutë nuk duhet t’i nënvlerësojë.

Frankfurti jo vetëm që ka rrëzuar Benfican, por i ka hedhur poshtë dhe Interin dhe Shakhtar Donetskun, ndërsa në grupe i kanë marr gjashtë fitore, me Marseillen dhe Lazion aty.

Ata aktualisht janë përfaqësuesi i vetëm i futbollit gjerman në Evropë.

Ashtu si Ajaxi, historia e Frankfurtit këtë vit është për tu përshëndetur nga çdo tifoz neutral, pasi po i thyen ligjeve e të fortëve, të parave, që e kanë kapluar futbollin modern.

Nëse Ajaxi e ka kthyer magjinë e vitit 1970 që e kishte në zemër, Frankfurti është alternativa e rock’n’rollit: një gisht i mesëm plot zjarr për klubet e mëdha të futbollit evropian.

Sportsmail tregon atë që ka klubi nga Bundesliga …

Nga ku nisi ky Frankfurt? 

Një nga skuadrat e mëdha të futbollit gjerman, Frankfurt, kishte kohë që nuk e shijonte lavdinë që e kishte dikur.

Niko Kovac mori frenat e skuadrës në vitin 2016, ku klubi kërkonte të tregonte vetën edhe në Evropë.

Kovac punoi shumë në vitin 2016 dhe filloi ta ndërtonte një epokë të re suksesi,  bashkë me drejtorin sportiv Fredi Bobic.

Në dy vite ai e udhëhoqi Frankfurtin në dy finale të njëpasnjëshme të kupës.  Ata fituan të dytën duke mposhtur Bayern Munichun, vetëm pak javë para se Kovac drejt bavarezëve.

Dhe suksesi vazhdojë edhe në këtë sezon?

Kovac u zëvendësua nga austriaku Adi Huetter, një njeri që është një nga pak që i vije keq që e ka ermin  ‘Adolf’ edhe pse prindërit e tij ia kanë vënë pas luftës.

Në fillim, u tha se nuk bën ai për Frankfurtin, kur humbi 5-0 ndaj Bayernit në Superkupën gjermane.

Megjithatë, ngadalë, por me siguri, Huetter arriti ta përmirësonte ekipin duke e kthyer në një forcë të madhe.

Trajneri ka disa rregulla të forta për lojtarët, që po shihen që janë për të mirën e tyre.

Njeriu i momentit

Sulmi përbëhet nga disa emra interesant dhe të rinj. Sulmuesi 21-vjeçar Luka Jovic ka qenë zbulimi i sezonit.

Tetë golat e tij në Ligën e Evropës kanë qenë të dobishëm për Frankfurtit që ka kaluar në gjysmëfinalen, ndërkohë 17 golat e tij e mbajnë klubi në garë për vendin e katërt në kampionat.

Për Jovicin ka interesim të madh të klubeve më të mira të Evropës, me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern që tashmë kanë bërë oferta.

Ai u ble nga Benfica para disa ditësh për vetëm 7 milionë euro. Ai sapo ka nënshkruar një kontratë deri më 2023.

Pjesa tjetër e ekipit

Nuk është vetëm Jovic ylli i padiskutueshëm, pasi Frankfurti është një ekip jashtëzakonisht i balancuar i cili nuk varet vetëm nga një lojtar.

Sulmi është totalisht ballkanik me Jovic, Kostic dhe Ante Rebic i njohur nga kombëtarja e Kroacisë.

Pastaj vjen francezi Sebastian Haller dhe sulmuesi portugez Goncalo Paciencia.

Aty janë mbrojtësit David Abrahamit dhe Timothy Chandler, ndërsa yje llogariten edhe Kevin Trapp dhe Sebastian Rode.

Çfarë fansa?

Edhe në Gjermani, ku numri i tifozëve është i lartë, fansat e Frankfurtit ka fituar njohje të gjerë për pasionin e madh dhe mbështetjen e tyre gjatë viteve të fundit.

Ata ishin 15,000 tifozë në Milano për ndeshjen ndaj Interit dhe videot me marshimit të tyre nëpër qytet u përhapën si zjarr në mediat sociale.

Mbështetja në shtëpi është po aq mbresëlënëse.

Commerzbank-Arena është një stadium modern, atmosfera e tij është përshkruar nga shtypi italian si “ferr” për ekipet kundërshtare. /Telegrafi/

www.telegrafi.com