Atalanta bën mrekullinë, mposht Shakhtarin dhe kalon në fazën e eliminimit direkt

11 Dhjetor 2019

Atalanta ka arritur të shënojë fitore ndajë Shakhtar Donetsk si mysafir me rezultat 3-0.

Kjo ka bërë që italianët nga pozita e katërt të kalojnë në të dytë, që ua mundësin kalimin në mesin e 16 më të mirave në Evropë.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por me Atalantan që kishte shumë raste.

Fraksioni i dytë solli edhe golat dhe shkëlqimin e skuadrës simpatike italiane.

Zhvillohej minuta e 66-të, kur Alejandro Gomez pason bukur te Timothy Castagne, i cili pas dy tentimeve shënon për 1-0.

timothy castagne!!!#TimothyCastagne #Atalanta #ShaktarDonetsk #Football pic.twitter.com/HJuNxUnIZj

— Simeone (@futbolyazar_) December 11, 2019

Kjo bëri që ukrainasit të nisen drejt sulmit për ta kërkuar barazimin, por Dodo i la me 10 lojtarë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Goli i dytë erdhi në minutën e 80-të, kur Malinovski pason te Pasalic i cili nga afër shënon për 2-0.

Pasalic attı golü

Shakhtar 0-2 Atalanta

Tüm Goller için • @SportsKrampon pic.twitter.com/1zYzLoMD7k

— Gol Merkezi (@GolMerkezi) December 11, 2019

Në fund Atalanta shënoi edhe një herë me Gosens (3-0), pas një gabimi të tmerrshëm të mbrojtjes së Shakhtar.

Atalanta me shtatë pikë kaloi në vendin e dytë, pas Manchster Cityt që doli i parë me 14 pikë. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan