Atalanta u kualifikua në Ligën e Kampionëve, por ka buxhetin më të vogël se paga e Ronaldos

27 Maj 2019

Atalanta e mbylli sezonin 2018/2019 me sukses historik, pasi arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Skuadra italiane arriti që t’i lë jashtë garës më të madhe për klube në Evropë, Milanin dhe Romën, skuadra këto që në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Evropës.

Ekipi i Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit u rëndit në vendin e tretë, duke grumbulluar 69 pikë, aq sa pati edhe Interi në vendin e katërt.

Look where Atalanta is – not only do they have one of the smallest budgets but they have qualified for CL and boast the best attack in Serie A, even outscoring Ronaldo’s Juventus. #moneyisnteverything #butGaspiseverything #Atalanta pic.twitter.com/l96cOtzAZJ

— Mina Rzouki (@Minarzouki) May 26, 2019

Dy lojtarët shqiptarë në sezonin e ri pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve, e që do të jetë një sezon për t’u mbajtur mend, por edhe që do ta pasurojë karrierën e tyre.

Por, një fakt tjetër befasues për Atalantan është edhe pagat e lojtarëve, të cilat vetëm Cristiano Ronaldo që fiton 30 milionë euro në sezon, i kalon të gjithë.

Skuadra italiane shpenzon në total 27 milionë euro në sezon për pagat e lojtarëve, ndërsa ylli portugez i vetëm merr më shumë para se sa gjithë lojtarët e Atalantas.

Lexo po ashtu: Kualifikimi historik i Atalantas në Ligën e Kampionëve, Gasperini: As që e kemi ëndërruar

Sidoqoftë, ky ekip vërtetoi se me punë dhe sakrificë ka arritur që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, duke lënë jashtë skuadrat, si Milani, që e ka fituar garën shtatë herë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan