Atdheu triumfon, Kosova i shënon gol Çekisë, Dardanët ndezin “Doosan Arena”

14 Nëntor 2019

Emocione të forta në stadiumin “Doosan Arena”, Plzen të Çekisë.

Atdhe Nuhiu ka kaluar Kosovën në avantazh sapo ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes kundër Çekisë. Harkim fantastik nga Florent Hadërgjonaj, të cilin e priti në Atdhe Nuhiu dhe e ngul me kokë në rrjetë. Kaq është dashur që dardanët të ndezin atmosferën shumë të acaruar para ndeshjes.

Kosova zhvillon njërën prej ndeshjeve vendimtare në kualifikimet për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. Dardanët kanë udhëtuar në Plzen të Republikës Çeke, ku janë mysafirë të kësaj përfaqësuese në Doosan Arena.

Këto dy skuadra janë në konkurrim të drejtpërdrejtë për një vend që dërgon në fazat finale të Kampionatit të ardhshëm Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com