Atletico dhe Barça e mbyllin në paqe (video)

Atletico Madridi vetëm për pak nuk arriti që të merrte një fitore në La Liga kundër Barcelonës, që do ishte e para në këto tetë vitet e fundit, por barazimi ishte rezultati i drejtë në përfundim të sfidës në “Wanda metropolitano”. Fitorja do t’i jepte bardhekuqve vendin e parë, por në përfundim të sfidës së 13 asgjë nuk ka ndryshuar.

I gjithë stadiumi u elektrizua, kur Diego Costa në të 77 zhbllokoi rezultatin. Spanjollo-braziliani kishte që nga shkurti që nuk e gjente rrugën e rrjetës. Por kur u duk se bardhekuqtë do e mbyllnin sfidën me fitore shfaqet i shumë diskutuari Ousmane Dembele.  Francezi mori një top nga e djathta dhe mposhti gardianin Oblak. Një gol me mjaft peshë, që do të bëjë që sulmuesin ta shikojnë ndryshe dhe t’ia falin problemet e fundit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan