Atletico Madrid tenton transferimin e Eriksenit

16 Korrik 2019

Pas interesimit nga Real Madridi dhe Manchester United, Christian Eriksen po kërkohet tani edhe nga Atletico Madridi në këtë afat kalimtar veror.

Standard Sport raporton se danezi ka edhe një vit kontratë me Tottenham Hotspurin, derisa është nën shënjestrën e Los Cholchoneros.

Diego Simeone thuhet se është fans i madh i lojës së mesfushorit ofanzive, ndërsa Spurs kërkojnë 70 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Christian Eriksen (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Skuadra angleze është në dijeni se lojtari mund të largohet në verën e vitit 2020 me parametra zero, andaj shpresojnë që ta shesin në këtë afat.

Lexo po ashtu: Reali ofron 45 milionë dhe Ceballos për Eriksenin, Tottenhami e do Asension si pjesë të marrëveshjes

Eriksen ka thĂ«nĂ« nĂ« muajin e kaluar se e dĂ«shiron largimin nga ‘White Hart Lane’, e qĂ« ka bĂ«rĂ« publike dĂ«shirĂ«n e tij qĂ« tĂ« transferohet te Los Blancos.

Por, Real Madridi nuk e dëshiron transferimin e tij, derisa janë të fokusuar në Paul pogba, duke i lënë kështu rrugën e hapur Atletico Madridi që ta transferojë danezin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com