Atletico Madridi e do transferimin e Llorentes

17 Qershor 2019

Marcos Llorente është shumë afër të largohet nga Real Madridi në këtë verë, gjersa kërkohet me ngulm nga Atletico Madridi.

Mesfushori spanjoll nuk është në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, andaj Los Blancos po mendojnë ta shesin atë në verë.

Sipas Marcas, Diego Simeone është duke u bërë presion Rojiblancos që ta transferojnë Llorenten, pasi është adhurues i lojës së tij.

Lexo po ashtu: Fillon ‘misioni fshesa’ te Real Madridi – 17 lojtarĂ« do tĂ« largohen nga mbretĂ«rit

Real Madridi është i hapur që ta shesë mesfushorin në këtë verë, por kërkon 40 milionë euro nga kartoni i tij.

Atletico Madridi nuk ofron më shumë se 30 milionë euro, por që marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 35 milionë euro dhe bonuset. /Telegrafi/

www.telegrafi.com