Atletico Madridi etiketon tre emra trajnerësh që mund ta pasojnë Simeonen

12 Shkurt 2020

Atletico Madridi thuhet se ka bërë gati emrat e zëvendësuesve të mundshëm për trajnerin Diego Simeone.

Drejtuesit i mediumit Okdiario, Eduardo Inda, ka folur për emisionin El Chiringuito.

Ai aty ka zbuluar se trajneri argjentinas i ka ditët e numëruara te klubit kryeqytetas dhe drejtuesit tashmë kanë gjetur emrat e pasuesve të mundshëm.

Lexo po ashtu: Simeone thuhet se po e planifikon largimin nga Atletico Madridi

“Ditët e Simeone në Atletico de Madrid mund të numërohen dhe ai do të largohet në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Inda.

“Ai mund të shkojë në Paris ose Mbretërinë e Bashkuar”.

Lexo po ashtu: Atletico synon Pochettinon si pasues të Simeones

“Tregu po hetohet dhe po shikohet nga drejtuesit se kush e zëvendëson atë”.

“Ka tre kandidatë: Mauricio Pochettino, Unai Emery, i cili pëlqehet nga menaxheri i përgjithshëm Miguel Angel Gil më së shumti dhe trajneri i Getafes, Jose Bordalas”, përfundoi ai. /Telegrafi/

www.telegrafi.com