Atletico Madridi futet në garë për huazimin e Moratas

09 Janar 2019

Atletico Madridi i është futur në garë për sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan që e kërkon në huazim. 

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim nga klubi londinez, pasi duket se nuk është i lumtur me kritikat.

Sevilla ka qenë e interesuar fillimisht, por paga e lartë e lojtarit prej 150 mijë euro në javë, ka bërë që ata të tërhiqen.

Alvaro Morata (Getty Images)

Ka qenë vet drejtori i klubit Joaquin Caparros që e ka pranuar se është e vështirë ta marrin lojtarin.

Tani sulmuesin spanjoll e shohin në klubin tjetër të këtij vendi, te Atletico Madrid. Në 48 orët e fundit ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Goal.com mëson se lojtari do të ishte i lumtur me një rikthim në Madrid.

Atletico e kërkon në huazim lojtarin për gjashtë muaj, me mundësi blerje.

Morata do të duhet të bënte me konkurrencën e Diego Costas, pasi Antoine Griezmann e ka vendin e sigurt.  /Telegrafi/

www.telegrafi.com