Atletico Madridi me ofertë të fundit për Cavanin

29 Janar 2020

Atletico Madridi ka bërë ofertën e fundit për Edinson Cavanin te Paris Saint-Germaini.

Skuadra spanjolle dëshiron me ngulm transferimin e sulmuesit uruguaian nga parisienët.

Los Rojiblancos fillimisht ofruan 15 milionë euro për shërbimet e Cavanit, mirëpo kampioni i Ligue 1 e refuzoi atë menjëherë.

L’Equipe tani raporton se Atletico ka ofruar 18 milionë euro për transferimin e sulmuesit, derisa pritet përgjigja e parisienëve.

Lexo po ashtu: Atletico Madridi ka 72 orë në dispozicion që ta mbyll marrëveshjen për Edinson Cavanin

Madrilenët do të kenë 48 orë për të transferuar Cavanin, pasi afati i transferimeve mbyllet të premten në ora 24:00.

Në garë për transferimin e sulmuesit janë edhe Manchester United e Chelsea, mirëpo lojtari e do kalimin në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan