Atletico Madridi po e mposht Cityn për shërbimet e Felix

17 Qershor 2019

Joao Felix mund ta kompletojë transferimin te Atletico Madridi, por vetëm nëse Manchester City dështon ta bëjë ofertën në kohë.

Skuadra spanjolle po planifikon që të bëjë një ofertë 100 milionëshe në drejtim të Benficas për talentin portugez, derisa janë duke tentuar ta shesin Antoine Griezmannit.

Sulmuesi francez bëri me dije javë më parë se po largohet nga Atletico Madridi, andaj këta të fundit duan ta shfrytëzojnë shitjen e tij për ta transferuar Felixin.

Joao Felix (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Griezmann pritet të kalojë te Barcelona për 110 milionë euro, andaj nga kjo shumë do të shpresojnë t’i marrin shërbimet e portugezit.

Lexo po ashtu: Atletico do të konkurrojë me klubet tjera për shërbimet e Joao Felix

Benfica ka treguar se do ta shesë Felixin në shumën e 100 milionëve, kështu që Diego Simeone e kërkon transferimin e tij.

Portugezi po ashtu po kërkohet edhe nga Manchester City, mirëpo Atletico është duke i prirë garës për t’i marrë shërbimet e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan