Atletico Madridi synon transferimin e Eriksenit nëse dështon James Rodriguez

19 Korrik 2019

Christian Eriksen mund të përfundojë në kryeqytetin spanjoll, por jo tek Real Madridi por tek Atletico Madridi që  tani është e lidhur me një lëvizje për yllin danez.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Atletico e sheh mesfushorin kreativ danez si alternativë nëse ata nuk do të jenë në gjendje të finalizojnë një transferim të James Rodriguez këtë verë.

Kolumbiani është prioritet i Atleticos, por lojtari i Tottenham është një Plan B që merret parasysh dhe një që nuk është përjashtuar nga spanjollët.

Lexo po ashtu: Atletico Madridi afër transferimit sensacional të James Rodriguezit

James është i hapur për të kaluar në Wanda Metropolitano, por një lëvizje mund të ndodhë vetëm nëse Real Madridi është i gatshëm të negociojë me rivalët e tyre dhe të bjerë dakord për një marrëveshje të përballueshme.

James Rodriguez (Foto: Kiyoshi Ota/Getty Images/Guliver)

Duke pasur frikë se Madridi do të kërkojë shumë, Diego Simeone, Miguel Angel Gil Marin dhe Andrea Berta kanë vënë mundësinë e reprezentuesit danez në tryezë.

Christian Eriksen (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Eriksen është i vendosur të mos zgjasë kontratën e tij Spurs, e cila përfundon në vitin 2020 dhe ka qenë në radar Los Blancos për disa kohë, por Zinedine Zidane nuk e dëshiron atë në skuadrën e tij.

Lexo po ashtu: Diego Simeone dhe Atletico Madridi kërkojnë që ta formojnë një 'super-sulm’ për sezonin 2019/20

Vetëm nëntorin e kaluar, klubi i Londrës vendosi një çmim prej 250 milionë eurosh për lojtarin, por tani duket i prirur për ta larguar atë.

Ditët e ardhshme do të zbulohen më shumë gjëra për të ardhmen e Eriksenit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com