Atmosferë e mirë në stërvitjet e Feronikelit para ndeshjes kthyese ndaj Slovan Bratislava

28 Korrik 2019

Klubi i Drenasi, Feronikeli ka njoftuar se atmosfera në klub është e shkëlqyer para ndeshjes kthyese ndaj Slovan Bratislavas e vlefshme për Ligën e Evropës.

Kampioni i Kosovës në fuqi ka një tjetër ndeshje të rëndësishme para vetes.

Më datën 30 korrik (e martë), Nikli pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, Slovan Bratislavan, për ta zhvilluar ndeshjen kthyese, të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu: Feronikeli – Slovan Bratislava, kampionët e Kosovës njoftojnë për orarin e ndeshjes

Ndeshja e parë e luajtur në Bratislavë, përfundoi me rezultat 2-1, prandaj në këtë takim, Feronikeli duhet të ballafaqohet me disavantazhin e një gole.

Takimi fillon prej orës 18:00, ndërsa drenicasit kanë shanse të mirë të kalojnë tutje me një fitore minimale prej 1-0.

Skuadra duket në formë të mirë në stërvitje dhe me atmosferë të mirë brenda klubit.

Një rezultat pozitiv patjetër që është i nevojshëm thuhet në njoftimin e Niklit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com