Aubameyang i premton Mkhitaryanit trofeun e Ligës së Evropës

22 Maj 2019

Tashmë është bërë e ditur se Henrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në finalen e Ligës së Evropës, ku Arsenal do të përballet me Chelsean më 29 maj në Baku.

Anësori i Topçinjve nuk do të jetë i pranishëm në këtë finale, shkaku i raporteve të acaruar në mes të Armenisë dhe Azebarjxhanit.

Por, armeni ka marrë një premtim nga shoku i tij i skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang, se do ta fitojnë Ligën e Evropës vetëm për të.

Henrikh Mkhitaryan (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Ne e dimë se është një turp i madh, por duhet ta respektojmë këtë vendim”, ka thënë sulmuesi i Arsenalit për Evening Standard.

“Nuk është e lehtë për të shkosh atje, pasi ka probleme politike. Është një turp i madh, por ne duhet të vazhdojmë tutje”.

Lexo po ashtu: Shkaku i politikës, Mkhitaryan nuk do të luajë në finalen e Ligës së Evropës

“Secili nga në dëshiron që të rikthehet në Ligën e Kampionëve. Ky ishte qëllimi ynë primar që nga fillimi i sezonit. Ligën e Evropës do ta fitojmë për tifozët tanë, por në veçanti për Mikin”, ka shtuar më tej gabonezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan