Avdyli thumbon Devollin: Me Duron kemi mendësi tjetër

Kamza kërkon të vazhdojë me serinë e fitoreve edhe pse përballë ka një ekip të fortë dhe pretendent si Kukësi, për më tepër luhet në “Loro Boriçi”. Të besuarit e Duros janë optimist dhe të frymëzuar pas fitores në xhiron e katërt. Portieri Ilir Avdyli, i cili është kthyer në një element tepër të rëndësishëm për kamzalinjtë thotë se atmosfera është mjaft e mirë në prag të përballjes me verilindorët, ndërsa e pranoi se përballja me sulmuesin Reginaldo Artur Faif do të jetë e ndërlikuar, ku i duhet shumë kujdes.

“Reginaldo është një nga lojtarët më cilësorë, është i qetë para portës dhe duhet të kemi kujdes. Me mbështetjen e lojtarëve do mundohemi ta bllokojmë”, tha kosovari në intervistën e dhënë për “Super Sport”. Duket sikur me afrimin e trajnerit Klodian Duro te Kamza ka ndryshuar edhe mendësia. “Kukësi ka shumë cilësi, për ne është ndeshje e radhës. Do japim maksimumin, në mënyrë që të mos kemi pengje në fund. Me ardhjen e Duros ne mendojmë vetëm për fitore”, vazhdoi Avdyli, që më pas u ndal edhe te ndryshimet në formacion: “Ndërrimi i trajnerit sjell pozitivitet, lojtarët kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre. E gjitha kjo për të siguruar një vend në skuadër”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan