Aventura e Eriksenit te Interi mund të zgjasë pak, “projektohet” shkëmbim me Realin

11 Shtator 2020

Interi vazhdon të kërkojë në merkato lojtarë funksionalë për lojën e Antonio Kontes. Trajneri zikaltër ka kërkuar shprehimisht një tjetër anësor të majtë, të aftë të ofrojë të njëjtin rendiment si Hakimi në të djathtë.

Diçka që mund të arrihet falë një shkëmbimi… “galaktik”. Sepse, në fakt, Reali i Madridit interesohet për Kristian Eriksenin, jo i preferuar nga Konte pasi trajneri kërkon mesfushorë me muskuj.

Interi mund të pranojë një negociatë nëse në bisedime përfshihet edhe emri i Serxho Reguilonit. Nisur nga fakti që Eriksen vlerësohet 50 milionë euro, Interi do t’i kërkonte Realit një shumë “cash” prej 25 milionësh plus kartonin e mbrojtësit.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com