Aventura e Islandës në Botëror nis me humbje

Historia e Islandës në Botërorin Rusi 2018, ka filluar me një incident komik, pasi trajneri i skuadres Heimir Hallgrimsson shkaktoi vonesa kur vendosi bagazhet në autobuzin e gabuar.

“Unë po përpiqesha të ndihmoja ekipin, por vura bagazhet e mia në autobusin e gabuar”, shpjegoi Hallgrimsson, bagazhet e të cilit përfunduan në qytetin e Islandës perëndimore të Arkanes dhe jo në aeroportin e Reykjavik. Kjo gjë shkaktoi një vonese prej rreth një ore, në nisjen e ekipit për në Rusi. Si një ekspert në menaxhimin e situatës, ai e ktheu situatën në një moment relaksi, plot me humor ku lojtarët e tij i pritën bagazhet në shoqërinë e njëri tjetrit. “Ishte dicka pozitive që ata e morrën situatën me humor. Shpresojmë të jetë gabimi i vetëm i turneut.” Ndihmësi trajner Helgi Kolvidsson shpjegon që në bagazhe kishte edhe një kompjuter që përmbante “20 vjet punë”. “Na u desh të kontaktonim policinë për të ndaluar autobusin, ndërsa Heimir na qerasi me një kafe në aeroport”, shtoi ai.

Ekipi Islandez, që ka mbërritur në Rusi, u kualifikua automatikisht për në Botëror – një hap jo pa vlerë për kombin e vogël ishullor prej rreth 350,000 banorësh dhe që aktualisht renditet i 22-ti në botë. Edhe Disney nuk mund ta kishte shkruar më mirë historinë e këtij ekipi në Botëror. Një vend që është i mbuluar ne akull dhe borë për më shumë se gjysmë viti, me një popullsi më te vogël se Anaheim (qyteti ku është ndërtuar Disney Land), me një ligë ku luajnë amatorë me profesione të ndryshme dhe me një trajner i cili punon si një dentist part-time arriti të bëhej shteti më i vogël që është kualifikuar ndonjëherë në Botëror. /EDS/

*************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli