Aventura te PSG nis keq, Tuchel ”ngrin” Buffonin

29 Korrik 2018

Gigi Buffon nuk e ka nisur edhe aq mirë aventurën e tij në portën e Paris SG: një gol i pësuar kundër Bayern, 3 kundër Arsenal dhe disa lëvizje të pamatura mes shtyllave që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Por tani ka ardhur edhe “dushi  ftohtë” nga trajneri Thomas Tuchel, i cili pranon se nuk ka vendosur ende nëse do ta emërojë si titullar apo jo.

“Konkurrenca për këtë rol është e fortë dhe është shpejt për të vendosur”, ka thënë trajneri gjerman në një konferencë për shtyp. “Vendimin do ta marr atëherë kur të tre portierët të jenë në 100% të formës. Ndoshta do t’i kërkoj trajnerit të portierëve Gianluca Spinelli që të vendosë për mua”.

Në Paris momentalisht janë edhe Kevin Trap dhe Alphonse Areola, me francezin kampion bote po pa debutuar ende me kombëtaren. Edhe pse ai shihet si e ardhmja e portës së “Gjelave” rreziku më i madh Buffonit i kanoset nga gjermani. Edhe kjo për faktin që Tuchel është gjithashtu gjerman, por përvoja e tij dhe freskia më e madhe në krahasim me Gigin mund të bëjë që italiani të ulet në stol në fillim të sezonit të ri.

Sepse për Tuchel, pavarësisht vlerësimeve që ka për të, Buffon nuk është i paprekshëm. “Ai ka personalitet dhe di të udhëheqë skuadrën. Jam shumë i lumtur me portierët që kam dhe cilësitë që ata sjellin në skuadër. Konkurrenca është e fortë dhe djemtë janë gati të luftojnë për këtë. Ka kohë për të vendosur”, shtoi trajneri gjerman./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan