Avioni pëson defekt, Real Madridi detyrohet të ndryshojë planin e udhëtimit pak orë para ndeshjes së parë

20 Shtator 2020

Real Madrid është detyruar të ndërrojë planin e fluturimit vetëm pak orë para ndeshjes së parë në La Liga kundër Real Sociedad. Avioni me të cilin duhej të udhëtonin madrilenët ka pësuar një defekt.

Futbollistët e Realit janë të detyruar të fluturojnë drejt Vitoriës nga ku do marrin një autobus për të shkuar tek hoteli. Skuadra spanjolle do mbërrijë në qytetin bask rreth orës 15:00, me ndeshjen që do zhvillohet 6 orë pas mbërritjes.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com