Azarenka nuk shkon në turneun e Auckland

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Dhjetor 2017 10:08
Azarenka nuk shkon në turneun e Auckland

Tenistja bjelloruse Victoria Azarenka ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë për fillimin e përgatitjeve të sezonit të tenisit në Auckland të Kalifornisë.

Arsyeja, siç e konfirmon në deklaratën zyrtare, është gjyqi për vendosjen e kujdestarisë për të birin Leo.

Ish-numri  1 i botës për femrat nuk luan në asnjë kompeticion tenistik që nga Wimbledoni në verën e kaluar kur u skualifikua në raundin e dytë nga Simona Halep.

Me shumë gjasa ajo nuk do të marrë pjesë në turneun e Mbelburnit të Australisë që fillon në 15 janar të vitit të ardhshëm.

Drejtori i turneut, Karl Budge, është shprehur i rezervuar për situatën personale të lojtares, e cila po trajnohet pa trajnerin e saj të vjetër Joyce. “Nuk është dhurata e Krishtlindjes që po prisja. Kam folur personalisht me Viktorian dhe më ka shpjeguar situatë”. /EDS/