Babai i Messi refuzon PSG-në, por ia tregon klubit francez të ardhmen e yllit argjentinas

28 Gusht 2020

Lionel Messi është kthyer në temë të mediave botërore këto ditë, pas kërkesës së tij për largim nga Barcelona.  

Shumë klube janë vënë në garë për yllin argjentinas, i cili ende nuk ka folur për vendimin e tij dhe cili do të jetë hapi i ardhshëm.

Nga Franca vijnë lajme që kthjellojnë paksa të ardhmen e Messit.

Sipas L’Equipe, babai Lionel Messi, Jorge e ka informuar Paris Saint-Germainin se argjentinasi  nuk kalon te klubi francez, pasi që ka vendosur të kalojë te Manchester City.

Sipas gazetës franceze, drejtori i PSG-së, Leonardo, ka rënë në kontakt me Jorge Messin për ta informuar për interesimin e klubit nga Ligue 1 për djalin e tij.

Mësohet se Leonardo është informuar për zgjedhjen e re të Messit, ku ai do të kalojë te Manchester City për tu bashkuar me Pep Guardiolan. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan