Babai i Neymarit i kundërpërgjigjet PSG-së për mungesën e brazilianit në stërvitje  

08 Korrik 2019

Babai i Neymarit, Neymar Senior ka reaguar pas njoftimit të Paris Saint-Germain që mund të dënojë sulmuesin brazilian pas mungesës në stërvitje.

Neymar mungoi në stërvitjen e sotme (e hënë) të PSG-së dhe kjo ka bërë që klubit francez të mendoj dënimit për lojtarin e tyre.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Neymar Senior, i cili ka thënë se klubi parisien është i njoftuar për mungesën e djalit të tij.

Lexo po ashtu: Neymar mungon në stërvitje pa arsyeje, PSG paralajmëron dënim për lojtarin

Sipas tij, palët janë pajtuar para më shumë se një viti se Neymar ka disa turne veror për çështje humanitare.

“Arsyeja për mungesën e tij është diçka që jemi pajtuar para më shumë se një viti me drejtuesit e PSG-së”.

Neymar dhe babai i tij

“Ai punon me shoqatat humanitare që mbështesim dhe ne nuk mund ta ndryshojmë këtë”.

“Neymar do të kthehet më 15 korrik. Nuk ka dramë, PSG është informuar për këtë”, ka thënë babai i Neymarit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan