Babai menaxher dhe dashuria për nënën, profili special i Lionel Mesit

14 Gusht 2020

Lionel Mesi nuk është bërë kurrë lajm për pjesën jashtë fushe, sepse jeton në një familje të shëndetshme, mes dashurisë dhe përkushtimit për 3 djemtë e tij. Babai i Leo Mesit, Horge, është menaxheri i tij. Ai kujdeset për gjithçka që nga mosha 14-vjeçare dhe zgjidh problemet juridike dhe çështjet e kontratave.

E ëma, Selia, e ndihmon Leo Mesin me shoqatën e bamirësisë. Pavarësisht se në media përmendet shpesh vetëm babai i Mesit, duhet të theksojmë faktin që Leo ka një raport të shkëlqyer me nënën e tij. Fytyrën e saj e ka tatuazh në trup dhe e mban gjithmonë me vete, si një tregues i dashurisë së pafundme që ka ndaj saj.

Bashkëshortja e Leo Mesit është Antonela Rokuco, të cilën e ka njohur që në fëmijëri dhe ruajtën raportin derisa e kurorëzuan në martesë përpara disa vitesh. Nga dashuria e tyre kanë ardhur në jetë 3 djem, me të cilët Leo Mesi kalon shumicën e kohës. Ai kujdeset për ta, i çon në shkollë dhe i shëtit nëpër Barcelonë.

Leo është i apasionuar edhe pas kafshëve. Në shtëpinë e tij ka një qen, me të cilin ka shumë vite dhe nuk ngurron që ta postojë shpeshherë në rrjetet sociale. Leo është një kampion i madh, që bën një jetë shumë të thjeshtë. I qetë si në fushën e lojës edhe në familje. “Me fëmijët mundohem të jem i rreptë, por është shumë e vështirë. Me një buzëqeshje të vjedhin zemrën”, ka thënë dikur kapiteni i Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan